Shkup, 26 mars – Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarlls Garet e përshëndeti vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, për të dëbuar një diplomat rus nga vendi, për shkak të rastit Skripall.
“E përshsëndes vendimin e Maqedonisë, si pjesë e një aksioni të jashtëzakonshëm, të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar kundër sulmit rus me gaz nervor në tokën britanike. Shpehje e fuqishme e solidaritetit”, shkroi ambasadori Garet në Tuiter.
Vendimi i MPJ-së së Maqedonisë, siç ishte kumtuar paraprakisht, u soll pas konsultimeve me aleatët dhe partnerët nga BE-ja dhe NATO-ja.
Për rastin Skripall, nga 14 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të dëbohen së paku 30 diplomatë rusë, në aksionin e koordinuar global si përgjigje për Moskën për shkak të rastit Skripall.