Drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të presin oferta për sulmuesin Romelu Lukaku gjatë merkatos së verës. “Djajtë e Kuq” mendojnë që me paratë e përfituara nga shitja e sulmuesit belg, ata mund të financojnë një tjetër blerje, duke qenë se 25-vjecari nuk shikohet më si një lojtar formacioni, pasi vendin e tij e ka zënë Marcus Rashford në repartin e avancuar. Për shërbimet e Romelu Lukaku kanë shfaqur interes klube si Interi, PSG apo Bayern Munich, ndërkohë që me hapjen e merkatos së verës pritet të nisë një garë për të.