Francisco Alarcon, apo siç njihet nga të gjtihë si Isco, nuk po kalon një moment të mirë në Madrid që pas ardhjes së Solarit në krye të pankinës së Realit. Situatën e ndjek me vëmendje Juventus, që është e interesuar për mesfushorin. Por italianët nuk janë të vetëm në garën për të siguar shërbimet e talentit spanjoll, pasi edhe anglezët e Manchester City-t dhe Chelsea-t duket se e kanë shndrruar 26-vjecarin në një nga objektivat krysor të merkatos së verës. Isco pëlqehet shumë nga trajneri i Man. City-t, Pep Guardiola i cili dëshiron transferimin e mesfushorit në “Etihad”.