Me rastin e Ditës botërore të Sindromës së Daunit – 21 marsin, sot në Parkun e Qytetit u organizua garë “Run for Down” nga Klubi Eskrim. Gara, e cila është e treta me radhë, është hapur për të gjithë qytetarët humanë, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijë me Sindromën e Daunit dhe familjet e tyre. Qëllimi është që të stimulohen klubet sportive që t’i hapin dyert për fëmijët me Sindromën e Daunit dhe t’i kyçin në sport.
Tema vjetore e Ditës botërore të Sindromës Daun është “MyVoiceMyCommunity – aftësimi i personave me Sindromën e Daunit të flasin, të mësohen dhe të ndikojnë në politikat qeveritare, të kyçen tërësisht në bashkësi. Organizator i shënimit të Ditës botërore të Sindromës Daun në Maqedoni është Qendra për Sindromën Daun, ndërsa do të shënohet edhe me më shumë aktivitete në ditët në vijim.