Shkup, 25 mars – Për të tretën here me radhë në parkun e qytetit në Shkup u organizua vrapimi humanitar për fëmijët me sindromin DAUN. Vetë shoqërimi dhe socializmi i këtyre fëmijëve është i një rëndësie të veçantë vlerësojnë organizatorët nga klubi Eskrim. “E mbështes këtë aksion dhe shpresoj të ketë më shumë ngjarje të këtilla”. “Vrapoj çdo vit dhe shpresoj të fitoj” – thanë disa nga pjesëmarrësit. Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për qendrën ditore për këtë kategori të fëmijëve theksojnë organizatorët.
“Të gjitha mjetet e grumbulluara nga kjo ngjarje do të dedikohen për pajisje audio të qendrës ditore për personat me sindromin DAUN që pritet të filloj së shpejti me punë” – tha Biljana Kuzmanovska nga Klubi “Eskrim”. “Ngjarjet e këtilla kanë rëndësi edhe për ne si prind për ngritjen e vetëdijes publike. Te ne duhet punuar ende shumë pasi në hulumtimin e fundit të UNICEF vetëm 4% e njerëzve i pranojnë këto fëmijë në afërsi të tyre, që në fakt është vetëm familja” – tha një prind. Njëherit nga klubi “Eskrim” bënë të ditur se deri në fund të muajit të ardhshëm pritet të jetë gati qendra ditore rehabilituese.