Garë e fortë për talentin holandez

Pas vetëm një sezoni te Bournemouth, Nathan Ake i ka bërë të pendohen drejtuesit e Chelseat që e shitën për 20 milionë paund. 23-vjeçari është në vitin e dytë nën urdhrat e Eddie Howie por klubet e mëdha të Anglisë janë vënë në radhë për ta blerë nga Bournemouth. Eshtë Pep Guardiola që insiston për lojtarin e formuar në akademinë e Feyenoord dhe oferta për Bournemouth është 40 milionë paund që në merkaton e janarit ndërkohë që nga ana tjetër edhe Manchester United me Tottenham po bisedojnë me agjentin e lojtarit, pa përmendur faktin që Chelsea dëshiron ta rikthejë në “Stamford Bridge”.