Shkup, 12 dhjetor – Një muaj pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari për të shmangur dënimin me burg prej dy vitesh për rastin “Tank” gazetari i “Gardianit” britanik publikoi fotografinë e tij në Fejsbuk.
“E kapa Gruevskin. Ish kryeministri i arratisur i Maqedonisë shihet në Budapest”, shkroi korrespondenti i Gardianit nga Budapesti, Daniel Nolan në Fejsbuk.
Në fotografinë, e para pasi ai është arratisur nga Maqedonia, shihet Gruevski dhe edhe një person tjetër në afërsi të një taverne në kryeqytetin e Hungarisë.
Gruevski u arratis nga Maqedoni më 12-të muajit të kaluar. Me ndihmën e diplomatëve hungarezë, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u largua në Hungari, ku kërkoi edhe azil politik.
Autoritetet e Maqedonisë shpallën fletëarrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.
Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, për të cilat Kuvendi ia mori imunitetin, ndërsa për një pjesë të tyre në mungesë i është caktuar edhe arrest.
Vazhdon hetimi për atë se si Gruevski u arratis dhe kush e ndihmoi atë për këtë.