Garat me vetura shkaktojnë aksident të rëndë në Prizren, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren. Të përfshira në këtë aksident kanë qenë katër vetura.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin teksa kanë thënë se pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërkaq, një qytetar i cili ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale, ka shkruajtur se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që dy persona kanë qenë dukë bërë gara me veturë.

Sidoqoftë një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sapo patem nje aksident te tmerrshem ne Prizren, ku u perfshime 5-6 vetura. E gjitha për shkak se dy idiota po benin gara mes veti. Shyqyr Zotit asnje viktime. Me lendime te lehta po shkojme ne emergjence”, ka shkruajtur qytetari.