1900 nënshkrime dolën të pavlefshme për Kanye West në Illionis.
Kandidati për president Kanye West mori një goditje të madhe, të paktën në Illionis, ku zyrtarët e zgjedhjeve thonë se më shumë se gjysma e nënshkrimeve të dorëzuara të tij janë të pavlefshme dhe kjo do të thotë se ai është jashtë garës, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Shumë njerëz u ngritën për ta kundërshtuar Kanyen kur dorëzoi peticionin e tij për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve rishikoi të gjitha 3128 nënshkrimet në dokumentet e tij.
1928 prej tyre rezultuan të pavlefshme, gjë që lë atë me më shumë se një mijë nënshkrime më pak se 2500 që janë të nevojshme për të qenë kandidat presidencial në fletën e votimit të shtetit.
Ajo që nuk dihet është se çfarë kishte të gabuar në ato të pavlefshmet. Mund të jenë një numër problemesh- emra të rremë, adresa false, votues të paregjistruar në Illinois, apo thjesht një nënshkrim i paligjshëm.
Illinois do ta largojë atë zyrtarisht nga gara më 21 gusht ose ai ka mundësinë që të njoftojë me mirësi se po tërhiqet.
Edhe pse Illinois nuk konsiderohet një shtet i lëkundur në fushatën presidenciale, është një goditje e madhe për Kanye, ngase ai deklaroi se qëllimi i tij është të fitojë.
Rruga për në Shtëpinë e Bardhë ishte tashmë gati e pamundur për Kanye West, por tashmë ajo thjesht u bë pak më e vështirë.