“Tani duhet të gjejmë mutacione të zakonshme në lloje të ndryshme të kancerit dhe të ndërtojmë një vaksinë të aftë për t’i përgjuar ato”
Nga vaksinat e kancerit (të testuara në laborator ndër vite) te vaksinat mRna kundër Covid-19 (të krijuara në urgjencë dhe të përdorura me sukses në miliona doza). Alberto Mantovani e quan atë “imuno-revolucion”, revolucioni farmakologjik që “përdor” sistemin imunitar të trupit për të luftuar sëmundjet infektive dhe tumoret. Ai e di mirë këtë, pasi konsiderohet si një nga imunologët më të shquar në arenën ndërkombëtare. “Më lejoni të shpjegoj më shumë. Me ardhjen e Covid-19, ne të gjithë kemi vendosur aftësitë tona, të fituara përmes hulumtimeve, për të ndaluar këtë pandemi. Shembulli më interesant është ai i vaksinave mRna (Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ed)”, shpjegon Mantovani, drejtor shkencor i Institutit Humanitas në Milano dhe profesor emitus në Universitetin Humanitas.
Nuk është përdorur më parë. A është kështu?
Po kështu është. Por ato janë studiuar për të paktën njëzet vjet si një luftues kundër kancerit. Pioneri i këtij studimi është Christoph Huber (onkolog në Mainz, Gjermani, ed), “babai fisnik” i dy studiuesve gjermanë me origjinë turke, Ugur Sahin dhe gruas së tij Ozlem Tureci, i cili themeloi BioNTech dhe zhvilloi vaksinën një mRna anti -Covid. Qysh në janar 2020, ata pasi vunë re varjantin e ri të Coronavirus-it , kishin menduar të përdornin atë që kishin studiuar kundër kancerit dhe kishin ndërtuar një vaksinë të Coronavirus-it. Nëse kemi arritur ta trajtojmë këtë pandemi, kjo është për shkak se kemi investuar në kërkime mbi kancerin.
Cili është mësimi nga vaksinat mRna? A është ende e arritshme ëndrra e një vaksine kanceri?
E nevojshme është të bëhet dallimi. Kur flasim për vaksinat, kemi parasysh dy gjëra të ndryshme. Një gjë janë vaksinat “parandaluese”, të cilat parandalojnë shfaqjen e sëmundjes, të tilla si anti-Covid (ose sëmundje të tjera infektive, ed). Një tjetër janë ato kurative, ato që, në të ardhmen, mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit.