Gara e shitjes së makinave, VW kryeson listën

Grupi Volkswagen renditet i pari në shitjen e automjeteve për vitin 2018. Edhe numri një nga Japonia, Toyota, ka shitur vitin e kaluar 10.59 milionë automjete në nivel global, kundër vendit të parë të kompanisë gjermane me 10.83 milionë. Në vend të tretë renditet Nissan me 5.65 milionë shitje, e cila së bashku me partnerët Renault dhe Mitsubishi arrijnë në kuotën e 10.75 milionë makinave të shitura në 12 muajt.

Bilancet e fundit evidentojnë konkurrencën e ashpër për pozicionin e parë në klasifikimin botëror, pas një dominimi total që zgjati 70 vjet nga kompania amerikane General Motors, pushtet që u thye në vitin 2008 nga Toyota.

Në 2018 Nissan duket se është përballur me vështirësi, të cilat kanë ndikuar në një rënie prej 2.8% të blerjeve, por në kompensim partnerët e saj Renault dhe dhe Mitsubishi kanë regjistruar rezultate mjaft positive me +3.2% dhe 18.3% më tepër, duke bërë që grupi të shënojë një rritje të shitjeve me 1.4%.