Dyqind e pesëdhjetë çifte kanë marrë pjesë në një garë vrapimi në Bangkok, Tajlandë. Kjo garë është kthyer në traditë në Tajlandë, pasi çiftet që arrijnë të zënë vendin e parë në garë marrin një shpërblim të majmë. Nuset dhe dhëndurët që morën pjesë në garë, kanë vrapuar me shpresën se do të arrijnë të fitojnë dhuratën në vlerë të 29 mijë dollarëve, duke përfshirë një unazë diamante dhe udhëtim në Maldive.