Shkup, 3 prill – Kryetari Shilegov bashkë me Kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, përfaqësues të Shoqatës Aksionare “Skopski Pazar” dhe Esnafët e Çarshisë së Vjetër sot në Odën e zejtarëve realizuan takim me tregtarët që shesin mallra në tezgat paligjshme në afërsi të Bit Pazarit. Në praninë e më shumë se 50 tregtarëve, u bisedua për planin dhe aktivitetet e ardhshme të Qytetit të Shkupit për rregullimin e tregut dhe urbanizimin e hapësirave publike përgjatë bulevardit Kërste Misirkov.