Shkup, 16 prill- Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot realizoi takim me drejtorët e disa Ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit.
Me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, Abdusamed Shabani, të Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërime – Shkup”, Ardijan Muça dhe të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”, Dushko Veskovski, siç njofton zyra për informim e Komunës, kanë biseduar për planin operativ dhe dinamikën e realizimit të shumë projekteve të planifikuara.
Këto projekte, shtohet më tej në kumtesë, dukshëm do ta përmirësojnë gjendjen e çështjeve komunale në Komunën e Çairit.