Shkup, 25 shtator – Kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI-së – dega e Çairit, Visar Ganiu, sot ka vizituar lagjen Xhon Kenedi ku përmes një pyetësori drejtuar qytetarëve është njohur nga afër se si ata e shohin të ardhmen e tyre në këtë komunë. Në pyetësorin e formuluar nga Visar Ganiu lidhur me komunikacionin në këtë lagje, ai ka marrë sugjerime se mungojnë parkingjet, si dhe se duhet bërë zgjerimi i rrugës për t’u liruar nga parkimi i makinave në rrugë. Ndërsa lidhur me artin dhe kulturën se sa ato janë prezent në këtë komunë kandidati për kryetar komune të Çairit nga BDI-ja ka marrë sugjerime se duhen ndërtuar objekte të specializuara për sporte të dedikuara për një organizim dhe funksionim më të mirë.