Kryetari i Komunes se Cairit, Visar Ganiu, ne llogarine e tij ne Facebook, ka publikauar foto me usheheqesit e institucioneve shendetesore ne Komunen e Cairit.
Ai mes tjerash, shkruan:
“Në përkrahje të institucionevе shëndetësore në territorin e komunës sonë
Në përputhje me vendimet e miratuara të shtabit lokal të emergjencës, vazhduam me shpërndarjen e materialit higjienik që si komunë e posedojmë edhe për institucionet e shërbimit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit në përballjen me kërcënimin e shëndetit tonë, virusin Covid – 19.
Bashkë me kryetarin e këshillit komunal dhe anëtarin e shtabit të emergjencës z. Zahir Bekteshi ftuam drejtorin për çështje ekonomike të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup z. Besim Koka të cilit i dhuruam 2000 maska mbrojtëse dhe 50 mjete për dezinfekim për repartin e ndihmës së shpejtë dhe drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” z. Bashkim Ismaili të cilit poashtu i ndamë sasi të njejtë në shërbim të personelit dhe pacientëve të tyre.
Poashtu edhe njësisë rajonale të Kryqit të Kuq në Çair të udhëhequr nga z. Alajdin Sulejmani i dhuruam 500 maska mbrojtëse dhe 20 mjeteve për desinfektim.”