Kryetari i komunës së Çairit,Visar Ganiu sot është pjesë e Samitit ekonomik të Turqisë në qytetin Shanlurfa të organizuar nga Klubi ekonomik i ATIK-ut. Mes akademikëve, ambasadorëve dhe afaristëve të shumë vendeve të tjera të botës, kumton Shërbimi për informim i komunës, po debatohet dhe shkëmbehen përvojat vendore për zgjidhjen e shumë çështjeve tashmë rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me temat e prodhimit, eksportit, shkencës dhe teknologjisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, bujqësisë,energjisë dhe shumë çështje të tjera financiare. “Komuna e Çairit duhet të jetë në hap me kohën, të rrisë nivelin e bashkëpunimit dhe të implementojë sisteme të dëshmuara efikase për rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve të saj”, thuhet më tej në kumtesë.