Shkup, 17 qershor – Në suaza të aksionit të inspektimit që Komuna e Çairit ndërmori për largimin e tarracave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu falënderon publikisht afaristët që respektuan ligjin dhe vetë larguan tarracat për të cilat nuk posedonin leje.
Ndaj tyre, siç njoftojnë nga komuna e Çairit, nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore.
Aksioni i inicuar nga ana e Komunës së Çairit do të vazhdojë të realizohet dhe kreu i Çairit Ganiu garanton qytetarët se askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin.
Afati për reagimin e vet pronarëve është 5 ditë pune. Pas këtij afati inspektorët dhe shërbimet e policisë do të largojnë tarracat pa leje dhe do të shqiptojnë dënimet adekuate ligjore.