Shkup, 14 dhjetor – Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu në faqen e tij të Facebook-ut fton qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër rrugët me mjegull.
‘Për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes. Pamja e kufizuar dhe shpejtësia e lëvizjes në këto kushte janë faktorët precedentë për aksidente të mundshme. Gjithashtu, ju lutemi që të evitoni qëndrimin dhe qarkullimin pa nevojë në hapësira të hapura gjatë kësaj periudhe”, shkruan Ganiu në Facebook.