Kandidati fitues i zgjedhjeve lokale në Çair nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu tha se fitorja e sotme është fitore e merituar e tij. “Kemi pasur ofertë më të mirë, bashkëqytetarët e mi e kanë mirëpritur atë program edhe pse partitë tjera u bashkuan mes veti. Bashkëqytetarët tanë sot e vulosën dhe dhanë verdiktin për një fitore shumë të merituar”, ka thënë Ganiu në deklaratën për MEDIAL.mk.