Shkup, 18 tetor – Kandidati për komunën e Çairit, Visar Ganiu tha se me Forumin rinor, Forumin e gruas të BDI-së gjatë fushatës janë vizituar mbi 5 mijë familje, ku bashkëbiseduam dhe ofruam perspektivë për komunën e Çairit. “Ky është një rezultat ku arritëm të promovojmë gjitha projektet tona të quajtur si KONTRATA. Jam i bindur se në rundin e dytë do kemi një garë, unë do të sfidojë dhe do të dal fitues dhe në këtë nuk dyshoj, sepse kam programin më të mirë ku ofrojmë shumë zgjidhje për bashkëqytetarët tanë. Ne do të vazhdojmë të bashkëbisedojmë dhe çdo ditë të jemi në kontakt me bashkëqytetarët tanë për gjitha projektet tona. Pres mbështetje të madhe edhe në rundin e dytë dhe kam potencuar se do jemi kryetar i gjithë banorëve të Çairit”, ka thënë Ganiu, kandidat i BDI-së për Çairin.