Kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu ka shfrytëzuar të drejtën e votës sot në vendvotimin në Sh.f “Vasil Gllavinov” në Çair. “Është ditë festive kur gjithë popullata që ka të drejtë të votojë, të dalin të votojnë në mënyrën më të drejtë dhe të qetë, si që ishte fushata zgjedhore dhe kuptohet që verdikti i popullit duhet të jetë i pranueshëm për gjithë ne që jemi në politikë dhe në fund më i miri të fitojë”, ka thënë Ganiu. “Unë nuk mendoj për rreth të dytë, jam përgatit dhe kam punuar për rreth të parë dhe sonte të jem fitues, por edhe do ta respektoj verdiktin e popullit, ashtu si do të vendosin ata, ajo do jetë e pranueshme”, ka thënë Ganiu.