Shkup, 2 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes faqes së tij zyrtare ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Dija është më e madhja pasuri e mendjes dhe shpirtit njerëzor, forca e shpresës për ardhmëri të shëndoshë! Prandaj, e artë është dita e fillimit të vitit shkollor, ar i pastër, i kulluar i vullnetit dhe dashurisë për dritën e përparimit. Nxënës e ju vogëlushë të dashur që për herë të parë uleni në bankat shkollore, ju priftë e mbara në rrugën e bukur e të pafund të dijes! Sytë e prindërve dhe gjyshërve tuaj janë kah ju, bëjini krenar ata duke qenë gjithmonë shembullor në mësime!”, citon Ganiu në urimin e drejtuar nxënësve dhe vogëlushëve që për herë të parë u ulën në bankat shkollore. (koha.mk)