Shkrimtari nga Prishtina, Gani Mehemtaj ka fituar çmimi letrar “Kadare” për vitin 2020.Këtë çmimi Mehmetaj e fitoi për romanin “Zogjtë e qyqes”.Lajmi është bërë i ditur nga vetë autori i romanit në Facebook.
Përveç Mehmetaj në mesin e 5 finalistëve për këtë çmim për këtë vit ishin edhe Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.Ky çmim jepet nga Fondacioni MAPO dhe Universitetit Evropian në Tiranë.Vlera e tij është 10 mijë euro.