Tel Aviv, 5 gusht – Ministri izraelit i Mbrojtjes Beni Ganc sot u kërcënua se Izraeli është i gatshëm ta sulmojë Iranin.
Kërcënimi vijoi pas sulmit ndaj një tankeri në afërsi të Omanit, me ç’rast jetën e kanë humbur dy anëtarë të ekuipazhit.
Izraeli, SHBA-ja dhe Britania e Madhe pë sulmin e akuzuan Iranin, ndërsa Teherani demantoi çfarëdo involvimi në incidentin.
“Gjendemi në moment kur duhet të ndërmarrim aksion ushtarak kundër Iranit, bota po ashtu duhet të ndërmerr masa kundër Iranit”, tha Ganc.
Tankeri “Merser strit”, i cili ka lundruar nën flamurin e Liberisë, pronë e kompanisë “Zodiak maritime”, pronar i të cilit është miliarderi izraelit Ejal Ofer, u sulmua nga një fluturake pa pilotë më 29 korrik në Detin Arab. Anëtarët e ekuipazhit ishin shtetas britanikë dhe rumunë.