Uashington, 15 janar – Numri i amerikanëve që identifikohen me ideologjinë liberale në 17 vitet e fundit është rritur nga 17 për qind në 26 për qind, ndërsa numri i njerëzve me orientim demokratik të cilët për vete thonë se janë liberal vitin e kaluar u rrit në 51 për qind, tregon hulumtimi më i ri sociologjik i Galupit.
Përkatësia e amerikanëve ndaj ndonjë ideologjie politike nuk ka ndryshuar – ashtu si në vitin 2017 ashtu edhe vitin e kaluar, 35 përqind e të anketuarve u quajtën konservatorë, 35 përqind u quajtën të matur dhe 26 për qind liberalë. Numri i atyre që thonë se janë liberal nga viti 1992 deri më tani është rritur nga 17 në 26 për qind dhe kjo ka qenë në llogari të uljes të numrit të të maturve – nga 43 për qind në 35 për qind.
Megjithatë, nga viti 1993 deri në vitin 2016, numri i konservatorëve ka lëvizur nga 36 në 40 për qind. Në vitin 2017, ai ka rënë në 35 për qind, duke qëndruar në këtë nivel edhe vitin e kaluar, tregon anketa.
Shumica e demokratëve identifikohen si liberalë, zbulon Galup. Numri i demokratëve që u pozicionuan liberal si në vitin 2017 ishte 50 për qind dhe në vitin 2018 ajo u rrit mesatarisht deri 51 për qind. Në vitin 1994 pothuajse gjysma e demokratëve e cilësuan ideologjinë e tyre si të matur, ndërkohë që 25 për qind e tyre u pozicionuan si liberalë apo si konservatorë.
Sipas hulumtimit të Galup, shumica e republikanëve janë konservatorë dhe numri i republikanëve që quhen konservatorë që nga viti 1994 është rritur me 15 përqind.
Shumica e amerikanëve, pa përkatësinë partiake, e konsiderojnë ideologjinë e tyre politike si të matur. Pjesa tjetër e tyre janë ose konservatore ose liberale, por të parët janë pak më shumë se të fundit.
Këta tregues bazohen në të dhëna të kombinuara nga Galup dhe hulumtimet të tjera të pavarura të cilat bëhen çdo vit. Të dhënat e plota për vitin 2018 përfshijnë 13 anketa dhe ndërsa janë anketuar gjithsej 13 mijë persona të rritur.