Shkup, 27 korrik – Ambasadorja britanike Rejçell Galovej sot në Tuiter doli me përkrahje për hapjen e debatit për luftë kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme.
Ambasadorja theksoi se Britania e Madhe ka ndarë 9,5 milionë funte për përdorimin e pavarësisë së mediave në Ballkanin Perënimor.
“E përshëndesim hapjen e debatit për luftë kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Britania e Madhe ka veçuar 9,5 milionë funte për përforcimin e pavarësisë së mediave në Ballkanin Perëndimor, mjete që do të mbështetin lirinë e fjalës dhe do të mundësojnë rritjen e ekuilibrimit dhe paanshmërinë e përmbajtjeve”, tha Galovej në tuitin e saj.