Shkup, 5 shkurt – Ambasadorja britanike në NATO ka instruksione nga qeveria e Londrës ta nënshkruajë protokollin për aderimin e Maqedonisë në NATO, në një ceremoni që së shpejti do të mbahet në Bruksel, pas çka, në afat prej 20 ditësh dokumenti do të gjendet për ratifikim në Parlamentin e Londrës.
Gjatë muajve të ardhshëm do të vijojë fokusi duhet të vendoset në zbatimin e reformave, jo vetëm për shkak kërkesave të BE-së, por edhe për shkak pritjeve të njerëzve nga Maqedonia. Pa dallim nëse do të ketë zgjedhje ose jo, puna duhet të vazhdojë, ndërsa zgjedhjet nuk duhet të shfrytëzohen si justifikim për të mos përparuar në punë.
Këtë e deklaroi ambasadorja britanike në Shkup Rejçëll Gallouej, në një intervistë më të zgjeruar për Klan M, ku mes tjerash thotë se Marrëveshja e Prespës duhet të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në Ballkan. Guximin e liderëve të Maqedonisë dhe Greqisë, ambasadorja Gallouej ua rekomandon edhe në rastit e kontestit mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Koha.
Fuqitë e mëdha në NATO, sikurse Britania, kanë përfitime nga anëtarësimi i vendeve të vogla të rajonit siç janë Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, për shkak se në këtë mënyrë Aleanca bëhet më e fuqishme – thotë ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shkup, Rejçëll Gallouej.
“Ne ngushtë bashkëpunojmë me Maqedoninë në fushën e mbrojtjes, tashmë 20 vite, sikurse kohë më parë në Afganistan, ku bashkërisht ishim pjesë e operacioneve. Kjo është kyçe, të ketë anëtare të ndryshme në NATO, por ushtria të bëhet interoperabile dhe të mund të veprojmë bashkërisht, në mënyrë më efikase t’i përballojmë kërcënimet. Kjo do ta bëjë NATO-n më të fuqishme”, tha Rejçëll Gallouej ambasadore e Britanisë në Shkup.
Lidhur me reformat e brendshme në vend, ambasadorja Gallouej thotë se autoritetet në Londër mbeten të përkushtuar për ndihmë në sektorin juridik, organizatat joqeveritare, arsimin, tregtinë rajonale dhe lirinë e lëvizjes. Kur bëhet fjalë për administratën publike, shembullin që Londra mund ta jep, është se politika shumë pak ka gisht në sektorin publik.
“Bëhet fjalë për profesionalizimin e administratës publike. Kjo duhet të bëhet në të gjitha nivelet. Gjatë punësimeve në administratën publike, kur ndryshohet klasa politike, pas zgjedhjeve, administrata mbetet në vendin e tij. Në sistemin britanik nuk ka ndryshime në administratë kur ndryshohet qeveria. Ka ndryshime vetëm në krye, një tjetër ministër, që mund të sjellë një apo dy këshilltarë të posaçëm. Por, nuk ndryshohen ambasadorët, të punësuarit në ambasada”, shprehet ambasadorja Gallouej.
Në intervistën për TV Klan Maqedoni, ambasadorja Gallouej shfaqi shpresën se mund të zgjidhjet çështja e ngritur për njohjen e patentë shoferëve të Maqedonisë në Britaninë e Madhe, por nuk informoi për ndryshim të regjimit të vizave mes dy vendeve. (koha.mk)