UEFA nuk bën lëshime dhe dënon Milanin, por Adriano Galliani, ish-administratori kuqezi, shfryn ndaj limiteve të Fair Play Financiar (FFP). Administratori i deleguar i Monzas, komentoi:
“Nuk është e drejtë, kristalizon ekzistencën e një klubi. Unë firmosa dorëheqjen më 13 prill 2017, mbetem tifoz kuqezi por nuk do të flas më. Do të flasin drejtuesit e tyre, pronarë të mëdhenj. Ne e morëm klubin me dy istanca falimenti, jashtë kupave dhe e kthyem të fitonte titull, Kupë Kampionësh dhe Interkontinentale në vetëm 3 vite. Sot nuk është e mundur. Me rregullat e reja, pra FFP, Milani i Berlusconit nuk do të kishte ekzistuar, Milani i pesë Champions”.