Gallatë në Kategorinë e Dytë, u aktivizua në vend të shokut dhe e arrestuan

21

Valter Përndreca, lojtari i Adës, është arrestuar nga policia ditën e shtunë, pas ndeshjes Gramshi Ada. Futbollisti në fjalë, pas një penallti të akorduar nga arbitri i ndeshjes, nuk ka qenë dakord dhe ka reaguar keq.

Kartoni i verdhë e ka acaruar dhe sipas “Panorama Sport” më pas e kë qëlluar me shpullë arbitrin, çka ka bërë që Përndreca të ndëshkohej me karton të kuq dhe ta linte skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Më pas policia ka reaguar dhe e ka shoqëruar në komisariat, duke ia tejçuar çështjen prokurorisë. Nëse Përndreca pritet të dalë në gjyq, për shkak të veprimit të tij në një ndeshje ku ai ishte aktivizuar në vend të një tjetër lojtar.

Nëse futesh në faqen zyrtare të FSHF, vë re që kartoni i kuq i është dhënë Izmirald Osmanit. Ky i fundit as që ishte në fushë dhe në vend të tij po luante Përndreca, i cili prej këtij fakti do duhej të tregohej edhe më i kujdesshëm. Kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë është në qeli dhe pret vendimin e gjyqit.

Comments are closed.