Shkup, 28 janar – Skuadra e Gallatasarajit ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.
Ekipi i Lids ende nuk i ka ofruar kontratë të re futbollistit shqiptar, dhe nëse skuadra nga Premier Liga nuk i ofron kontratë, atëherë gjigandi turk do të shfrytëzon mundësin që Alioskin ta sjellë në Turqi si futbollistë të lirë.
Ndryshe, Ezgjan Alioski me Lidsin u bashkua në vitin 2017 me të cilët deri më tani ka zhvilluar 150 takime, kur prej tyre tre sezone ka luajtur në Shampionship, ndërsa nga ky sezon është pjesë e Pemier Ligës.
Gjatë karirrës së tij Alioski, ka veshur edhe fanellën e ekipit zviceran Lugano dhe Shafhauzen.