Pas një aventure të gjatë dhe të suksesshme te Milani, Adriano Galiani dhe Silvio Berluskoni u larguan nga kuqezinjtë e tashmë, Galiani është Shef ekzekutiv te skuadra e Monzës. Duke folur për mediat italiane, Galiani u shpreh se Monza ka gjithmonë skuadra e zemrës së tij duke qenë se është skuadra e qytetit ku ka lindur.
Ai shtoi se ndihet shumë mirë që është rikthyer aty, duke shtuar se te Milani ka qenë i huazuar pasi në të vërtetë dashuronte një tjetër skuadra. Sakaq, Galiani ka folur edhe për objektivat që skuadra e tij ka për të ardhmen.
“Unë kam lindur në Monza dhe jam rritur këtu e kjo ka qenë skuadra ime e parë. Pas 10 vitesh eksperiencë te Monza, Berluskoni më mori te Milani dhe mund të them se kam qenë i huazuar te kuqezinjtë për shumë vite por tani jam kthyer në qytetin tim. Monza është skuadra e zemrës sime dhe kam qenë gjithmonë i dashuruar me të. Kemi bërë një rrugë të gjatë këto muaj, por kemi edhe shumë për të bërë”, u shpreh Galiani.