Shkup, 26 dhjetor – Të 24 veprat e piktorit Omer Kaleshit, të cilat iu dhuruan Komunës së Çairit nga vetë artisti do të vazhdojnë të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në ambientet e Institutit të Trashëgimisë. Për momentin, pjesa më e madhe e tyre, gjenden në sallën e konferencave, për aq sa mund të nxërë ambienti i vogël, ndërsa disa të tjerat janë vendosur nëpër zyra. Se kur do të rregullohet galeria Kaleshi, e cila do të duhet të jetë në godinën e Universitetit “Nënë Tereza” ende nuk dihet. Por, që veprat do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë aty duket tek masat që po merr instituti për të përforcuar sigurinë brenda dhe jashtë tij. Përveç drynit me të cilin sigurohet salla e improvizuar, ish godina e ambasadës amerikane do të survejohet nga kamera edhe nga jashtë. Për të evituar çdo rrezik, thonë në institut. Ndërkohë që për kushtet e tjera, fizike, atmosferike dhe standardet e domosdoshme as ë mund të bëhet fjalë. “Për shkak se veprat janë të çmueshme, kemi marrë masat që për aq kohë sa edhe do të qëndrojnë të ekspozuara në institut të sigurohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë arsye, salla qëndron e mbyllur me dry… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.