Galaxy S9 nuk po ecën dhe aq mirë

4

Të ardhurat tremujore të Samsung Electronics janë publikuar dhe shihet se Samsung ka pasur një fitim prej 14,87 trilionë dollarë mbi shitjet në vlerën 58,4 trilionë, që do të thotë 4% më pak të ardhura nga viti i kaluar.

Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë këtë vit, Galaxy S9, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën e tij si “të ngadaltë”.

Në fillim të këtij muaji, analistët parashikuan se ky celular do të ishte më i keqi përsa i përket shitjeve që nga Galaxy S3 i vitit 2012. Pajisja Samsung që ka ecur më mirë kanë qenë televizorët, kjo edhe falë Kupës së Botës që u luajt këtë verë.

Comments are closed.