Galaxy S8 është zgjedhur telefoni i vitit

50

Samsung Galaxy S8 dhe S8 + është zgjedhur telefoni i vitit 2017, në çmimet e Trusted Reviews. Kjo nuk është aspak surprizë, për shkak të risive që ka sjellë kjo pajisje teknologjike. S8 përmban një dizajn futuristik mahnitës të lakuar, një ekran të pabesueshëm nga skaji në skaj dhe kamera të klasit të lartë. “Është një pëlhurë e mrekullueshme e teknologjisë që përdor fuqinë e saj për zgjerimin e përvojës përtej ekranit 5.8 inç, por arrin të jetë ende një telefon i lehtë për t’u përdorur“, thonë ekspertët. Ky aparat është kritikuar kur ka dalë në fillim, por tani ai është më i pëlqyeri nga njerëzit. Burime afër kompanisë thonë se në Mars të vitit 2018 do të hedhin në treg modelin Samsung Galaxy S9, S9+ dhe Galaxy S9 mini.

Comments are closed.