Gjigantët e teknologjisë janë duke kërkuar për një bateri më të mirë, në mënyrë që mos shkaktohen të njëjtat probleme si me Galaxy Note 7. Në vitin 2016 Samsung ka pasur disa probleme me baterinë e Galaxy Note 9. Kompania ka pasur probleme sepse baterisë digjeshin. Kjo ishte një goditje për reputacionin dhe financat e saj. Për këtë arsye kompania kërkon që të mos ketë të njëjtat defekte. Kompania Samsung do të përfshijë gjigantët japonezë Sony për të qenë prodhuesit aktualë të baterisë së S8. Sony do të jetë kompania e tretë pas Samsung SDI Co dhe Amperex që do të sigurojë baterinë me litium për S8. Edhe pse Sony është një rival i Samsung në treg, kompania do të ofrojë komponentë të kualitetit të lartë.