Galaxy Note 9 me skaner për gishtërinj nën ekran

24

Modeli Samsung Galaxy Note 9 për vitin e ardhshëm do të ketë funksionin që është dashur të paraqitej në pararendësin e tij. Në pyetje është skaneri për gishtërinj, i vendosur nën ekran. Sipas analistit Ming-Chi Kua, ky sensor do të debutojë në telefonin Galaxy Note 9. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë procedura e hapjes së telefonit do të dukej kështu: përdoruesi duhet të vendosë gishtin në një pjesë specifike të ekranit dhe telefoni hapet.

Comments are closed.