Galaxy kërkon pasuesin e Ibras, Chicarito në “pole position”

Los Angeles Galaxy humbi pak javë më parë një bomber si Zlatan Ibrahimovic. Për të garantuar gola për sezonin e ri që starton në mars, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë për një tjetër lojtar me peshë si Chicharito Hernandez. Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla ku u transferua në shtator  me vetëm 1 gol të shënuar në 9 ndeshje dhe ka dhënë “ok” për të kaluar në Major League Soccer me ofertën e duhur. Sevilla pagoi 12 mln euro për 31-vjeçarin dhe synon të rikuperojë po të njëjtën shumë për ta lënë të lirë, teksa bisedimet me Galaxy ende vijojnë.