Derbi i Stambollit mes Fenerbahces dhe Galatasaray ka dhuruar gjithçka që te dhuna spektakli e deri te emocionet, shkruan Albeu.com, përcjellë gazeta Koha.
Skuadra e Muriqit është mposhtur 1-2 nga Galatasaray ku këta të fundit kishin 20 vite pa fituar në shtëpinë e Fenerbaches.
Vendasit në fakt e nisën mirë takimin pas një penalltie të kthyer në gol nga Kruse në minutën e 21 por miqtë barazuan me Donk në minutën e 40.
Por pjesa e dytë nisi dhunshëm për të dyja skuadrat. Vendasit ngelën me një lojtar më pak teksa Unal u ndëshkua me të kuq. Nga kjo përfitoi Galata që kaloi për herë të parë në avantazh në minutën e 79 me Falcaon.
Ndërkohë vendasit morën dhe një tjetër karton të kuq duke ngelur me 9 lojtarë në fushë. Ishte Turuc që u ndëshkua dhe nga kjo përfitoi Galata që realizoi dhe golin e 3 me Onyekuru në minutën e 96.
Ndërkohë me këtë fitore Galata ngjitet në vendin e parë me 45 pikë po aq sa ka dhe Trabzonsport por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.