Galatasaray ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayern Munichut, Franck Ribery. Gjiganti turk po mendon që ta transferojë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express. Galata pritet t’ia ofrojë një kontratë njëvjeçare e gjysmë. Ribery në të kaluarën ka qenë lojtar i Galatasarayt gjatë vitit 2005 para se të kalonte te Marseille. 35-vjeçari pastaj iu bashkua Bayernit në vitin 2007 nga Marseille dhe deri më tani ka 122 gola e 180 asistime në 409 paraqitje me klubin bavarez.