Enis Bardhi duket se do të jetë një ndër yjet e merkatos verore në Evropë. Pas Arsenalit dhe Fiorentinës, si dhe Aintrahtit dhe Shtutgartit, në garë për firmën e mesfushorin shqiptarë janë inkuadruar gjigantët turk, Gallastaraj dhe Fenerbahçe.
Sipas “Fotospor.com”, trajneri legjendar turk, Fatih Terim, personalisht ka insistuar për transferimin e Enis Bardhit, ndërsa mediat tjera shkojnë edhe një hap më tej, duke raportuar se ka biseduar me telefon me Bardhin dhe I ka premtuar numrin 10 nëse vjen të Gallatasaraji.