Shkup, 30 tetor – Opera e Maqedonisë, të martën më 31 tetor, do ta fillojë sezonin 2017/2018 i cili do të jetë në shenjë të shënimit të 70-vjetorit të ekzistimit të saj. Mbrëmja do të fillojë me gala-koncert operistik nën dirigjimin e Bisera Çadllovskës, ku do të interpretojnë solistë të OBM-së me arie nga Puçini, Maskanji, Xhordano dhe Masne. Në pjesën e dytë të mbrëmjes, premierë do të shfaqet opera në një akt “Kavaleria rustikana” nga Pjetro Maskanji, me regjisorin italian Xhandomeniko Vakari. Kjo është opera e parë e interpretuar në Maqedoni në vitin 1947. Në shfaqjen e re dirigjent është Xhanlluka Martinengi nga Italia. Jubileun shtatëdhjetëvjeçar të ekzistimit të Operës, OBM e shënon gjatë tërë vitit me qëllim që ta prezantojë tërë ansamblin dhe solistët të cilët janë pjesë e këtij institucioni.