Amatorizmi në vendet afrikane sa i përket organizmit të ndeshjeve të futbollit, është në nivele të larta por ndoshta mund të duket disi e çuditshme kur gafat bëhen ndaj një vendi që dikur organizonte Kupën e Botës. Kështu, në Kupën e Afrikës çudirat nuk kanë fund dhe ka qenë ndeshja Libi-Afrikë e Jugut ajo e cila po bën xhiron në mediat e huaja.
Duke mos pasur kushte të përshtatshme për të kënduar himnin e Afrikës së Jugut, organizatorët kanë vendosur që me bokset e stadiumit të lidhin një celular dhe nga ku është lëshuar melodia e himnit. Për aftin e keq të organizatorëve, dikush ka telefonuar dhe ka dërguar mesazhe pikërisht në telefonin, nga i cili ishte lëshuar himni.
Kjo ka bërë që himni të ndërpritej 2-3 herë dhe në sfond të dëgjoheshin vetëm meloditë e mesazheve dhe zileve të ndryshme që vinin në telefon. Incidenti në ndeshjen e fituar nga Afrika e Jugut që në vitin 2010 ishte organizatore e Botërorit, ka sjellë jo pak reagime dhe të qeshura në stadium, ndërkohë që në rrjete sociale akuzojnë pjesën veriore të Afrikës se nuk kanë respekt për shtetet e tjera të këtij kontinenti.
https://en.as.com/en/2019/03/25/videos/1553521790_196736.html?autoplay=1