Arsenal është ndalur nga Wolves në Emirates. Të besuarit e Unai Emery kanë vuajtur shumë për të marrë një pikë ndaj një prej skuadrave më të organizuara në Premier League. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me Cavaleiro, i cili arriti të shënonte pas gabimit të Granit Xhakës. Dhe duhej pritur minuta e 86’ që Mkhitaryan të barazonte rezultatin. Arsenal mbetet në vend të pestë me këtë barazim dhe ka humbur mundësinë të ruajë ritmin e katër të mëdhave.
https://twitter.com/twitter/statuses/1061663794731065345