Një episod i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit në sfidën mes Mançester Sitit dhe Liverpulit. Benxhamin Mendi, mbrojtësi i Sitit, i cili që prej nëntorit gjendet jashtë fushave për një dëmtim në gju, u fut në fushë, dhe shkoi për të përqafuar dhe puthur Serxhio Agueron.
Por, i veshur me një palë xhinse, xhup portokalli dhe një kapuç në kokë, stjuartët e takimit nuk e vunë re se ai erdhi nga stoli i Sitit, dhe e kujtuan sikur ishte një tifoz.
Ata vrapuan për disa metra, por më pas, e lanë, pasi e kuptuan se kush ishte. Pas ndeshjes, Mendi postoi edhe një foto duke puthur Agueron, dhe e shoqëroi me shkrimin: “Të dua më shumë se gruaja jote.”