Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mbeti i turpëruar pasi që e harroi se cilin klub e drejton, pas fitoren kundër Burnleyt. Manchester City e zvogëloi epërsinë e Liverpoolit në kreun e tabelës së Premierligës në tetë pikë, pas një fitoreje mbresëlënëse në Turf Moor, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Gabriel Jesus shënoi dy herë për kampionin në fuqi të Premierligës, ndërsa golin e gjetën edhe Riyad Mahrez dhe Rodri.
Goli i bukur i Rodrit ishte vetëm i dyti për të në karrierën me Manchester Cityn, pasi transferimit të 23-vjeçarit nga Atletico Madridi.
Pas ndeshjes, Guardiola u pyet për paraqitjet e spanjollit në sezonin e tij debutues, mirëpo lëvdatat e trajnerit për futbollistin mbetën në harresë, pasi që Guardiola e ngatërroi emrin e klubit të cilin e drejton.
“Ai është përshtatur me ligën në mënyrë të përsosur. Mendoj se Bayern Munichu… Bayern… Manchester City e ka blerë…. Bayern Munich? Çfarë dreqin? Nuk e di çfarë po mendoja! Mendoj se Manchester City e ka blerë një lojtar të mrekullueshëm për vitet e ardhshme”.
Gafa e Guardiolës vjen mes spekulimeve se ai do të kthehet në postin e trajnerit të Bayern Munichut, ku kishte kaluar tre vjet, para se t’i bashkohej Manchester Cityt.
Pep Guardiola temporarily forgets who he is in charge of … pic.twitter.com/Ew9bbRwyMZ
— Guardian sport (@guardian_sport) December 4, 2019