Nainggolan nuk është grumbulluar nga Belgjika për Kupën e Botës, por në avionin që do të dërgojë kombëtaren në Rusi është një foto e ekipit, ku lojtarët shfaqen duke festuar pas një goli të mesfushorit të Romas. Ka qenë vetëm Nainggolan që e kë publikuar imazhin në Instagram: “Gjeni kush ka shënuar? Dikush do të jetë i detyruar të ndërrojë vend…”. Mesazhi i futbollistit të Serie A ka qenë për trajnerin Roberto Martinez, i cili e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për në Botëror.