Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel deklaroi se do të “reagojë në mënyrë të lehtë dhe të dukshme”, nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e anulon takimin e paraparë në Izrael midis tyre, siç ai i kërcënohet, transmeton BTA. Netanjahu paraprakisht deklaroi se nëse Gabriel takohet me dy organizatat joqeveritare, të orientuara në mënyrë kritike ndaj veprimeve izraelite të Bregut Perëndimor, ai do ta anulojë takimin.
“Paramendoni kryeministri izraelit të vijë në Gjermani dhe të kërkojë të takohet me njerëz të orientuara në mënyrë kritike ndaj Qeverisë dhe ne të themi – nuk mundet. Kjo do të jetë e paimagjinueshme”, deklaroi Gabriel për televizionin gjerman ZDF. Gjermania është një prej aleatëve më të afërt të Izraelit, por viteve të fundit Berlini jep gjithnjë e më shumë kritika ndaj planeve të Izraelit për ndërtimin e lagjeve të reja në Bregun Perëndimor.