Bukuresht, 21 mars -Ministri rumun i Mbrojtjes Gabriel Llesh deklaroi se NATO-ja duhet të implementojë një strategji gjithëpërfshirëse afatgjatë që të garantojë siguri në Detin e Zi nga ndikimi i pretenduar rus.
“Rusia është në nivel të ri të qasjes strategjike, dhe është e gatshme me agresion të drejtpërdrejtë të arrijë qëllime të caktuara politike”, deklaroi Llesh në “Forumin Atlantik-Deti i Zi”.
“Qëllimi është i dukshëm, vendosja dhe ruajtja e dominimit ushtarak, dhe të parandalohet qasja e perëndimit deri te rajoni, dhe t’i minojë aspiratat euroatlantike dhe evropiane të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Moldavisë”, shtoi ministri.
Llesh theksoi se edhe Deti i Zi u bë rajon me rëndësi strategjike. (koha.mk)