Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel deklaroi se është me rëndësi të ruhet qetësia pas referendumit në Turqi për rritjen e kompetencave të presidentit, pa dallim të rezultatit të votimit.
Ai në një deklaratë të shkurtër theksoi se është mirë të ka përfunduar fushata e ashpër për referendumin. Gjatë fushatës u përkeqësuan marrëdhëniet mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane, në mesin e të cilave edhe Gjermania, për shkak të kufizimit të politikanëve turq të agjitojnë për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese mes Turqisë në vendet e jashtme. Pas numërimit të 99 për qind të votave mbështetje për ndryshimet kushtetuese kanë dhënë 51,3 për qind e votuesve, lajmëroi televizioni turk Si-En-En Turk.